
Ka përfunduar pastrimi i hotspot-it të mbeturinave pranë Banesave Sociale, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
Ftojmë qytetarët të tregojnë ndërgjegjësim dhe të respektojnë rregulloren për mbajtjen pastër të qytetit, pasi ky hotspot është pastruar për herë të tretë për shkak të hedhjes pa kriter të mbetjeve.
Bashkia Shkodër vijon të jetë e angazhuar për të siguruar një mjedis të pastër dhe të rregullt për të gjithë qytetarët

