Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, janë dy shtetasit të cilët u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës pasi u shpallën në kërkim për një ngjarje kriminale në Shkodër.

Pasi u vetëdorëzuan ën polici, Troshani dhe Sakica kanë kanë dorëzuar dhe dy armë zjarri. Mësohet se Sakica ka dorëzuar një pistoletë ngjyrë të zezë me mbishkrim Glock me krehër në dukje armë zjarri.

Ndërsa Samuel Troshani dorëzoi një armë zjarri në dukje kallashnikov me dy krehera të lidhur me njeri-tjetrin. Të dyja armët e zjarrit janë dërguar në laboratorin e policisë shkencorë për ekzaminim pasi këto armë zjarri dyshohet se janë të kategorisë sportive dhe jo në gjendje teknike për të kryer qitje municioni.

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica u shpallën në kërkim pasi iu vendos masë sigurie pas një sherri të madh të ndodhur në Shkodër ku u dhunua Vladimir Bruçi.

Para grupit hetimor 25-vjeçari Troshani dhe 24-vjeçari deklaruan se janë dorëzuar në polici lidhur me ngjarjen e dhunimit të Bruçit për të dhënë sqarimet dhe pretendimet e tyre. Ata gjithashtu kanë deklaruar përpara autoriteteve se janë pajtuar me Vladimir Bruçin.

Mësohet se Sakica dhe Troshani ndodhen në ambientet e paraburgimit në pritje të daljes së tyre para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë. Mbi ta gjykata kishte vendosur dënimin me 5 vite burg për ngjarjen e 3 qershorit ku me mjete të forta dhunuan për një vend parkimi Vladimir Bruçin.

Mësohet se Sakica dhe Troshani ndodhen në ambientet e paraburgimit në pritje të daljes së tyre para togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë.

Gjithashtu këta dy shtetas janë marrë në pyetje mbi masakrën në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë me breshëri plumbash Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i cili u gjet tragjikisht në vendngjarje, Flutura dhe Bashkim Basha.

Të dy personat kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje kriminale ku kanë treguar dhe vendndodhjen e tyre ditën e ngjarjes.