Presidenti Donald Trump njoftoi se do të deklasifikojë çdo dosje të mbetur nga vrasjet e Presidentit John F. Kennedy dhe liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë këtë të enjte. Ishte një zyrtar që njoftoi se presidenti po nënshkruante veprimin ekzekutiv “që urdhëron deklasifikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe Dr. Reverend Martin Luthern King Jr.”.

Presidenti i kërkoi ndihmësit të tij që t’i jepte stilolapsin që përdori për të nënshkruar urdhrin, Robert F. Kennedy, Jr., djali i Robert F. Kennedy dhe kandidati i zotit Trump për të drejtuar Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.