
FSHF po përfundon ndërtimin e fushës së re sportive në fshatin Shtoj, Shkodër
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është në fazat finale të ndërtimit të një fushë të re sportive në fshatin Shtoj të Shkodrës, si pjesë e projektit “100 fushat”. Aktualisht, po shtrohet tapeti sintetik, ndërsa punimet do të vazhdojnë me fazat e tjera për të finalizuar këtë investim të rëndësishëm.
Ky projekt është një hap tjetër për përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me synimin për të krijuar kushte më të mira për fëmijët që dëshirojnë të luajnë futboll dhe të zhvillojnë talentet e tyre.
Investimet e FSHF-së janë të shumta, duke përfshirë përgatitjet për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe projekte të tjera të rëndësishme për përgjegjësinë sociale dhe përmirësimin e sporteve.