Zonat malore të kësaj bashkie janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh.

Qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore. Në Bashkinë Malësi e Madhe, Vau Dejës, Fushë Arrëz, nuk raportohen probleme.

Ndërkohë, rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj.

Lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci bënë me dijë se po punohet nga ana e bashksië.

‘Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor’, shkruan ai.

Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.