Mbrëmjen e djeshme janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës.

Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje me intensitet mesatar, duke bërë që shtresa e borës të shkojë deri në 20 cm.

Nuk raportohet për probleme në qarkullimin e mjeteve, por se këshillohet që automjetet të pajisen me goma dimërore.