Janë vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.

Burime pranë tyre konfirmojnë për A2 CNN se i vetmi fletë-arrest që ata janë në dijeni që është nxjerrë për ta, është për rrahjen e Vladimir Bruçit.

Po ashtu mësohet se Sakica e Troshani shoqëroheshin nga avokati Sokol Tahiraj, gjatë vetëdorëzimit në Polici. Më herët, këta persona dyshohej nga SPAK se kanë qenë të përfshirë edhe në masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vdekur 4 persona.

Policia ende nuk ka dalë në një përfundim mbi masakrën e Shkodrës dhe ende vrasësit janë të lirë, duke mos vuajtur dënimin për krimin e kryer.