
Kreu i Qarkut Shkodër Edmond Ndou shpreh dakortësinë për emërtimin e katër tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” me emrat e ikonave: Bizi, Ndoja, Zhega dhe Rragami.
Statusi në rrjetet sociale i kreut të Qarkut Shkodër:
Pasi u njoha me shkresën zyrtare që KF VLLAZNIA ka dorëzuar në Këshillin e Qarkut Shkodër, si Kryetar i Këshillit të Qarkut dhe njëkohësisht Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PS në Bashkinë Shkodër, shpreh dakordësinë e plotë për propozimin e bërë nga KF Vllaznia që katër tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” të mbajnë emrat e katër ikonave të futbollit shkodran: Sabah Bizi, Ramazan Rragami, Paulin Ndoja dhe Medin Zhega. Ky është një gjest i denjë që nderon figurat e mëdha të sportit tonë dhe trashëgiminë sportive të qytetit të Shkodrës. Ata nuk janë vetëm legjenda të sportit, por edhe modele frymëzimi për brezat e rinj.