Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka deklaruar angazhimin maksimal të Partisë Socialiste për të siguruar votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme.

“PS do bëjë gjithçka që është e mundur për të garantuar deri në fund votën e diasporës,” u shpreh Hodaj, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në proceset demokratike të Shqipërisë.

Ai shtoi se mazhoranca është e gatshme të mbështesë çdo propozim që lehtëson dhe përmirëson këtë proces. “Ne do të votojmë çdo propozim që lehtëson procesin. Po prisja që edhe përfaqësuesit e opozitës të thoshin të njëjtën gjë,” nënvizoi Hodaj.