
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim falënderimi Monsinjor Angelo Massafra në zyrën e tij. Gjatë këtij takimi ku prezent ishte edhe Arqipeshkvi i ri i Shkodrës Monsinjor Giovanni Peragine, kryebashkiaku Beci ka vlerësuar kontributin që Monsinjor Massafra në vite ku me mençurinë e tij dhe mesazhet e harmonisë dhe tolerancës fetare do ti përkasë përherë Shkodrës.
Gjatë bisedës kryebashkiaku Benet Beci informoi krerët e kishës katolike në Shkodër edhe për hapat e fundit që po ndërmerrën për nisjen e investimit në hyrje të Shkodrës, harmonizimin e këtij investimi edhe me objektet e kultit dhe kalanë “Rozafa”, ndërhyrje që synojnë rikthimin e Shkodrës në rrënjët e vjetra e të saj.
Monsinjor Angelo Massafra i la vendin Monsinjor Giovanni Peragine në krye të kishës katolike të Shkodrës ndërkohë që shembulli që lë për të gjithë është kontributi dhe mesazhet e harmonisë mes komuniteteve fetare si një vlerë e shtuar këtij qyteti ndërmjet besimeve fetare dhe bashkëjetesës së besimtarëve mes njeri – tjetrit.