
Kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orës.
Pas daljes nga godina e SPAK, Marinaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal, duke i konsideruar si mashtrime pretendimet e Partisë Demokratike. Gjithashtu, ai tha dhe se nuk është nën hetim nga SPAK.
“Më vjen keq nuk jam i përfshirë në asnjë grup kriminal. Janë mashtrime. Nuk jam në hetim”, u shpreh kryebashkiaku socialist.