Puka, një qytet alpin i bukur në veri të Shqipërisë, është shndërruar në një destinacion turistik të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. I njohur për natyrën e tij mahnitëse, peizazhet malore, gastronominë tradicionale dhe ajrin e pastër, Puka ofron tani një atraksion të ri: Zip Line, që lejon turistët të shijojnë bukuritë e qytetit nga lart. Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë të zhvillimit turistik, të mbështetur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dhe do të pasojë me instalime të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Puka, gjithashtu, është ideale për aktivitete të tjera malore, si skijimi, alpinizmi dhe ecja në natyrë, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për të gjithë adhuruesit e aventurave dhe natyrës.