Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi, mendon se “Paketa e Maleve” do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave malore. Gjithashtu, ai sugjeron që një vëmendje e veçantë ti kushtohet edhe investimeve në zonat e mbrojtura.

Projektligji për “Paketën e Maleve”, i miratuar të enjten në mbledhjen e qeverisë, do të ketë një efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave malore. I ftuar në Scan Live, Kryetar i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi, deklaroi se lehtësitë që ofrohen në këtë paketë do të bëjnë që emigrantët të në Shqipëri, sjellin jo vetëm kapitalin, por edhe njohuritë që kanë fituar jashtë vendit.

Gjithashtu, sipas z. Dervishi në hartën e investimeve duhet të përfshihen edhe zonat e mbrojtura, por me kushtin që të resketohet dhe të mbrohet natyra.

Ndër të tjera, projektligji parashikon kalimin e pronësisë shtetërore në atë private me një tarifë simbolike prej 1 euro, por certifikata e pronësisë merret pasi realizohet ndërtimi i planifikuar. Nëse për një periudhë 3-vjeçare nuk fillon ndërtimi, atëherë Ministria e Ekonomisë ka të drejtën ta zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme.