
“Kur të shpallim listat do të kemi dhe një surprizë shumë të bukur për Shkodrën”- u shpreh Ministri per diasporen Taulant Balla gjate nje takimi me bashkeatdhetaret ne Itali.
Ai i kerkoi shqiptareve voten per Qeverine Rama dhe nder te tjera vuri theksin tek investimet qe kane nisur ne Shkoder.
Nisur nga fakti qe ne takim pjesa me e madhe e te pranishemve ishin nga Qarku Shkoder, Balla beri edhe nje parashikim duke lene te nenkuptohet se Edi Rama, Kryeministri dhe kryetari i PS do te jete supriza ne listat e Qarkut te Shkodres.
Megjithate ngelet ende per tu pare nese do te jete kjo apo nje tjeter surprize per Shkodren.