
Nga një destinacion kryesisht veror, Shkodra me shtrirjen nga Alpet deri në det, po kthehet në një qendër turistike gjithëvjetore, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj falë pasurive natyrore, kulturore dhe përmirësimit të infrastrukturës.
Sipas drejtuesve të turzimit në bashki, kjo është e dukshme edhe në këtë fillim viti me frekuentimin që kanë disa nga destinacionet e njohura turistike veçanarisht Thethi.
Disa prej investimeve që po realizohen në infrastrukurën rrugore pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në zhvillimit e mëtjeshëm të turizmit në bashkinë e Shkodrës, duke nxitur jo vetëm rritjen e numrit të turistëve, por edhe gjallërimin në sektorët e shërbimeve.
Përveç pasurive natyrore, oferta kulturore e Shkodrës është një tjetër pikë e fortë.
Zgjerimi i sezonit turistik dhe diversifikimi i aktiviteteve përbëjnë bazën e një të ardhmeje premtuese për turizmin edhe për këtë vit.