
RENEA, FNSH dhe Forcat operacionale kanë zhvilluar një operacion në Pogradec, ku mes të tjerash kanë bastisur edhe banesën e 34-vjeçarit, Erjon Llapushi, person me precedent kriminal.
Erjon Llapushi është autori i krimit të rëndë në ndodhur më 2 tetor në një lokal në Elbasan, ku ai vrau për një tavolinë kamerierin Gazment Kurmaku.
Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e vrau.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.