
Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur lidhur me operacionin e kryer nga forcat RENEA, FNSH dhe efektivë të tjerë në Pogradec. Vezaj ngre pikëpyetjen nëse operacioni ishte i suksesshëm pas kontrollit të 28 banesave, sekuestrimit të armëve të gjuetisë etj., por duke konkluduar me vetëm 6 të arrestuar. Sipas tij, nuk justifikohet as karburanti që kanë harxhuar policët dhe as dietat. Ai shton pyetjen nëse pati ndonjë dekonspirim.
“Po djalin e biznesmenit Mane, ç’bëhet me të? Apo rasti i tij u fut te dosjet “VIP” dhe u mbyll shpejt e shpejt? E polici i shkretë që përfundoi (dyshohet) viktimë në këtë histori, çfarë ndodhi?!?? Po vendimi për “investitorin strategjik” në Sazan? Heshtje totale. Dukshëm, të gjithëve u është mbyllur goja nga të dy krahët!
E kush mërzitet për tokë shtetërore në Shqipëri!? Asnjë! Ah, dhe mos harrojmë çështjen e banesës sekrete të çiftit Veliaj. Po me atë kontrollin çfarë u bë? Asnjë e dhënë, asnjë deklaratë! Transparencë që të lë pa fjalë, apo jo? Hajde shtet, hajde”, shkruan Vezaj.
POSTIMI:
Suksesë apo dështim?! Çfarë dileme!
Policia kryen plot 28 kontrolle banesash në Pogradec me forca të shumta RENEA, FNSH dhe efektivë të tjerë. Rezultati? 6 të arrestuar! Çfarë suksesi madhështor! Dhe këta persona, për çfarë u kapën? Armë gjuetie, ndonjë cigare hashashi, ose ndoshta sepse kishin guxuar të vendosnin ndonjë skedinë pa leje!
Këtë e quajnë “operacion të suksesshëm”? Nuk justifikohet as karburanti që kanë harxhuar policët, e lëre më dietat! Mos ndoshta pati ndonjë “dekonspirim”? Ah, ndjesë, fjala “dekonspirim” është shumë e huaj për këta.
Po djalin e biznesmenit Mane, ç’bëhet me të? Apo rasti i tij u fut te dosjet “VIP” dhe u mbyll shpejt e shpejt? E polici i shkretë që përfundoi (dyshohet) viktimë në këtë histori, çfarë ndodhi?!??
Po vendimi për “investitorin strategjik” në Sazan? Heshtje totale. Dukshëm, të gjithëve u është mbyllur goja nga të dy krahët! E kush mërzitet për tokë shtetërore në Shqipëri!? Asnjë!
Ah, dhe mos harrojmë çështjen e banesës sekrete të çiftit Veliaj. Po me atë kontrollin çfarë u bë? Asnjë e dhënë, asnjë deklaratë! Transparencë që të lë pa fjalë, apo jo? Hajde shtet, hajde!