Një person është gjetur pa shenja jete në banesë në fshatin Dajc të Lezhës. Trupi i viktimës, rreth 53 vjeç, është gjetur thuajse i dekompozuar.

Për pasojë dyshohet se viktima ka ndërruar jetë kohë më parë, por një gjë e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar.