Pas një shkrimi të publikuar nga Bruna Keçi Lleshi, ish- drejtore e Kulturës në Bashkinë Shkodër, lidhur me orkestrën simfonike të Shkodrës, ka ardhur edhe reagimi po përmes rrjeteve sociale, i drejtorse aktuale të Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja. Në një koment në publikimin e Bruna Keçi Lleshi, drejtorja e Kulturës Smaja, shkruan:

Postimi :

Orkestra simfonike në fakt,në vitin 2024 pati një rritje mbi 50% të pagës, plotësisht të merituar.
U pajis me vegla të reja muzikore siç ju e dini shumë mirë.
Shkëlqeu dhe i’u krijua mundësia të luaj me artistë të skenës ndërkombëtare dhe të performonte ashtu siç e meriton një orkestër si e Shkodrës.
Dhe ky ishte vetëm viti i parë!
Planet për orkestrën simfonike janë afatgjata dhe të një niveli siç ajo e meriton.
Nëse ju këtë e quani “rrudhje” ashtu qoftë😉