Ka marrë një tjetër goditje operacioni për vendosjen në Shqipëri të emigrantëve të kapur në brigjet italiane.

Gjykata e Romës ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri, duke dërguar çështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Refugjatët që erdhën me anijen “Libra” në vendin tonë nuk do mund të qëndrojnë në Kampin e Gjadrit, dhe pritet që të kthehen në Brindizi në orët vijuese.

Shkrimi i plotë i TGcom24:

Seksioni i Emigracionit në Gjykatën e Romës ka referuar çështjen e emigrantëve të mbajtur në qendrën në Shqipëri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pezulluar masën e vlefshmërisë së ndalimit. Vendimi ka të bëjë me shtatë emigrantë, egjiptianë dhe bangladeshas, të cilët tashmë ndodhen brenda qendrës së paraburgimit italian për riatdhesimin në Gjadër, në Shqipëri dhe për rrjedhojë do të kthehen në Itali.