Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në shkollën 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Gjadër të Lezhës, ku hajdutët kanë grabitur institucionin arsimor.

Sipas raportimeve, autorët e panjohur kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda, duke marrë me vete një sasi parash, regjistrat e nxënësve, kamerat e sigurisë bashkë me serverin, si dhe shumë sende të tjera të vlefshme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Ajo ka nisur një hetim për të identifikuar autorët dhe për të siguruar prova që mund të ndihmojnë në kapjen e tyre. Ngjarja ka shqetësuar komunitetin lokal, i cili është i përkushtuar për ruajtjen e sigurisë në shkolla dhe mjedise të tjera publike.