Bashkia Shkodër ka hapur sërish tenderin për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në qytetin e Shkodrës. E anulluar pak ditë më parë, tenderi është rishpallur sërish në faqën e APP, dhe afati për ofertat është deri në fillim të muajit Nëntorit.

Në faqen e APP janë vendosur edhe specifikimet teknike për firmat të cilat do të garojnë në këtë tender të hapur public.

Rikonstruksioni i plotë I shkollës 9 vjeçare, përfshin një vlerë prej rreth 2 milion euro në total, ndërkohë që Shkodra këtë vit ka qënë një nga bashkitë më të mëdha përfituese për investime në infrastrukturën shkollore nga qeveria shqiptare ku nga 6 shkolla në total të përfshirë në fonder për rikonstruksion, 2 nga këto shkolla janë zgjedhur që të vijnë në Shkodër.


Me mbylljen e procedurës së tenderit, më pas procesi do të vijojë me lidhjen e kontratës me firmën fituese për të vijuar më pas me procesin e ndërhyrjes në këtë shkollë e cila për numrin e nxenesve është një nga më të mëdhatë në territorin e Bashkisë Shkodër.