Avokati Genc Gjokutaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë parë të futen të godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, aty ku raportohet se mbahet Ilir Meta, i arrestuar këtë të hënë me urdhër të SPAK.
Gjokutaj është njëkohësisht edhe avokati i Sali Berishës.
Arrestimin e Metës në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”, në kryeqytet, Blushi e quajti rrëmbim nga një organizatë kriminale. “Një strukturë kriminale, terroriste që guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Kjo është një fatkeqësi dhe tregon edhe njëherë gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët”, u shpreh ai në prononcimin për mediat jashtë selisë së PL. (A2 Televizion)