Rreth 11 mijë masa administrative janë vendosur nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë përgjatë javës që sapo u mbyll. Gjithashtu bëhet e ditur se 24 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe kanë nisur procedime penale.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, numri më i lartë të gjobave, rreth 80 % e tyre, është vendosur për parkim të gabuar, ndërsa 16 procedime penale janë aplikuar në ratet e shkeljes së rregullave të qarkullimit dhe drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
24 Arrestime dhe procedime penale:
8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
5 persona për pa leje drejtimi.
8 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
3 persona për largim nga vendi i ngjarjes.
Masat administrative:
10,900 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,557 në ditë.
38 masa për xhama të zinj.
620 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
173 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
457 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
117 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
302 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
8,000 masa për parkim të gabuar.
633 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, sipas nenit 169.
Pezullime dhe bllokime:
11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
23 raste për tejkalim shpejtësie.
22 raste për shkelje të tjera.
12 automjete u bllokuan, përfshirë 8 automjete për prova materiale.