Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa diskutuan në Studio Live lidhur me dënimin nga Gjykata e Fierit të Luiz Ejllit për falsifikim dokumentash.
Petraj thekson për Arbër Hitajn se Ejlli akuzohet se ka përdorur vulën e tij si noter në një kohë kur nuk ishte më noter, pasi i ishte hequr licensa.
‘Duhet parë me seriozitet nga vetë Luizi. Nuk di si është mbrojtur. Nga pjesa që lexova nga pjesa e situatës që është pezulluar, hequr licensa. Këshillimi, masa këshillimore. Ka përdorur vulën e tij, firmën në një kohë kur nuk ishte noter. Nuk i takonte ta bënte. Duhet parë me kujdes. Nëse autoritet që i jep ushtrimin profesional, në momentin kur u mor vendimi dhe nuk e ka urdhëruar të dorëzoj arkivën, vulat dhe sendet që janë pjesë e arkivës së noterit, nëse është ky element me pak hapësirë ngelet që zoti Ejlli ta kalojë këtë situatë të rëndë.
Nuk kam parë një noter që të ketë falsifikuar dokument dhe të shkojë në burg, kanë kaluar me 6 muaj shërbim prove. Flitet për një person që është marrë me trafik prostitucioni. Duheshin para që duheshin legalizuar. Nuk i futem kësaj. Momenti i Luizit, nëse jemi përballë që ka përdorur vulën kur nuk kishte të drejtë, mbi këtë bazë është dënuar. Përdorim vule në një kohë kur nuk ka qenë.’
Sa i përekt ecurisë së procesit çështja do shkojë në Apel dhe mund të kalojë shumë kohë deri sa të merret një vendim i formës së prerë.
‘Në momentin e zbardhjes së vendimit, kanë të drejtë nga dita e nesërme të bëhet ankimi. Mendoj se do hajë kohë. Do bëhet ankimi në apel, do kalojë kohë e kohë. I bie kur të jemi në fazën përfundimtare kur të zhvillohet seanca e fundit në apel. Mendoj se do hajë kohë. Derisa zgjati kaq shumë nga 2015, tregon se ka elementë që duhen parë me vëmendje. Më vjen keq se është një personazh shumë i dashur.’
Ndërsa Softa shton se Luiz Ejlli është dënuar sipas Kodit penal.
‘Një personazh subjekt i SPAK dhe kishte sekuestro preventive. Ky lloj dokumenti i marrë nga ish noteri i kohës ka një mospërputhje mes aktit dhe personit, i falsifikuar dhe si i tillë sipas kodi penal. Kur u dorëzua ky dokument pranë Prokurorisë u kërkua verifikimi pranë noterit në të njëjtën numër nuk ishte ky person për një tjetër. Ky nen parashikon dënim me burg nga 1 deri në 7 vjet. Forma e prerë mbetet nga apeli. Do jetë Gjykata e Apelit që do marrë gjykim final për dënimin apo jo të Luiz Ejllit.’