Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore ka ulur siparin e Edicionit të IV, pas dy ditëve përformanca që zbukuruan dhe gjallëruan qytetin e Shkodrës.
Nata finale u organizua në teatrin “ Migjeni”, ku bandat muzikore, nga vendi dhe Italia, dhuruan spektakël muzikor për spektatorët e pranishëm.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet shprehen kënaqësinë për pjesmarrjen , vlerësuan nivelin e bandave muzikore, si dhe organizatorët e këtij takimi.
Drejtuesi organizativ të këtij eventi, Dritan Mlika, vlerësoi atmosferën e krijuar nga pjesmarrësit, si dhe mirëpritjen nga artëdashësit shkodranë.
Në fund të këtij takimi të veçantë muzikor u ndanë dhe vlerësimet për pjesëmarrësit.
Me çmimin e parë u vlerësua Banda Muzikore Simfonike, nga Salerno e Italisë.
Çmimin “Prenkë Jakova” e mori Orkestra Frymore e Shkodrës, çmimi “Pjetër Dungu” shkoi për orkestrën simfonike të Durrësit , ndërsa mexosopranoja nga Durrësi , Olta Juba, u vlerësua për interpretimin më të mirë.