Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i dorëzoi stafetën e drejtimit politik të PS Shkodër Kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti Benet Beci.
“Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”-u shpreh Spiropali.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik u shpreh se qyteti tashmë është futur në një proces transformues.
“Falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë, sepse puna është në fokusin tonë politik.”
Spiropali, ia dorëzoi drejtimin politik kryebashkiakut Beci, pas suksesit vitin e kaluar, me betejën e fituar në qytetin veriperëndimor, ku socialistët morën për herë të parë drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ndërkohe që sot përpara forcës së majtë në pushtet paraqitet një tjetër sfidë ajo e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.
Top Channel