Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kësaj të marte në Tiranë e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek mbledhjen, theksoi se kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve.
Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të makimalizohet vota e diasporës në favor të PS.
Burime nga mbledhja thonë se Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votuesve në zgjedhjet e përgjithshme.
“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm”, mësohet të ketë thënë ai.//TCH