Në qytetin e Shkodrës janë vënë në funksion të tjerë semaforë, duke bërë të mundur lehtësimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.
Semaforët janë vendosur në kryqëzimin e lagjes “Parrucë”, një prej rrugëve kryesore të qytetit ku dhe fluksi i lëvizjeve është i lartë
Pas më shumë se 20 vitesh, në qytetin e Shkodrës po vendosen semaforët, të cilët tashmë, sipas planit të ri të mobilitetit të përcaktuar nga Bashkia Shkodër, janë përqendruar në qendër të qytetit. Për inxhinierët, prova me 2 semaforët e parë rezultoi sukses duke shmangur kështu trafikun.