Të tjera detaje kanë dalë në dritë për plagosjen e ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Golem në Shkodër. Mësohet se i plagosuri Ronaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin.
Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër. Pas kësaj, debati ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor. Vetë i riu ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin. Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur.
Kroni ka qëlluar nga një furgon i bardhë, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.