Kryeministri Edi Rama komenton skuadrën e drejtuesve politikë të kundërshtarëve politikë, të Partisë DemokratikePër të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri. Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e Ps-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se hernë tjetër e thoje a sot do I rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.
Rama ironi me drejtuesit politikë të PD-së: Fund e krye humbësa kronikë! Nxorrën fitues Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të
Related Posts
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa diskutuan në Studio Live lidhur me dënimin nga Gjykata e Fierit të Luiz Ejllit për falsifikim dokumentash. Petraj thekson për Arbër…
“Xhamia e Namazgjasë, simbol i miqësisë mes dy vendeve”/ Erdogan: Është jo vetëm objekt kulti, por multifunksionale
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, është shprehur se objekti fetar do të jetë simbol i vëllazërisë mes dy shteteve. Ai u shpreh…