Përgjegjësi i djegies së banesave të qytetarëve shkodranë për t’i hapur rrugën betonizimit me kulla, nuk mund të fshihet me mungesën e disatë në mbledhjen e këshillit bashkiak e me deklarata mjerane.
Zoti Beci jo vetëm që mungon kur kanë halle qytetarët e Shkodrës, por edhe nuk formon dot as kuorumin me të tijtë për ndihmën ekonomike.
Qëndrimi ynë është i qartë: Benet Beci duhet të paraqitet para këshillit për të dhënë llogari se ku shkojnë paratë e qytetarëve dhe ku po e çon ai Shkodrën. Në fakt, ai nuk vjen të përballet me këshilltarët e opozitës, pasi siç e tregon tashmë praktika, këshilltarët që e mbështesin janë aty vetëm për të ngritur kartonin.
Me kërcënime, ashtu siç e morën dhe karrigen e kryetarit, arritën ta përmbushin kuorumin për shfaqjen e rradhës të ngritjes të kartonit për vendimet e tjera.
Partia Demokratike çdo fjalë, mendim dhe veprim e bën në përputhje me interesin dhe shqetësimin e qytetarëve shkodranë.
E megjithatë, më duhet ta siguroj zotin Beci dhe ato rreth tij, drejtësia, herët ose vonë, vjen gjithmonë.
Opozita bojkotoi mbledhjen, Irena Shestani : E siguroj zotin Beci dhe ato rreth tij….
Related Posts
I vendosën tritol Ardian Fierzës te dera e banesës dhe agjencia e funeralit, arrestohet 38-vjeçarja në Shkodër, në kërkim vëllai i saj
Një i ri është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse në derën e banesës së Ardian Fierzës dhe biznesin e tij në muajin gusht dhe nëntor…
“Ulet çmimi i energjisë nga janari”/ Balluku- opozitës: Ju na ndërprisnit dritat dhe jetonim në errësirë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka shprehur keqardhje për mënyrën se si po përdoret foltorja e Kuvendit nga Opozita. Në fjalën e saj në Kuvend, Balluku u shpreh…