Elisa Spiropali nga sot do të jetë kryetare e Kuvendit duke u ulur në karrigen e lënë bosh nga Lindita Nikolla e cila dha dorëheqjen në seancën e fundit të kësaj legjislature.


“Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetimirë” i tha deputetëve të Opozitës Spiropali në fjalën e saj.

“ Edhe të majtët do më kenë në krah” premtoi ajo.


“Dera e zyrës time do të jetë e hapur në dy kanata për çdo koleg të majtë apo të djathtë’ vijoi ajo. Spiropali i bëri thirrje opozitës “ Të jemi më shumë patriotë e më pak patriakë”