Kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e të dielës për një shëtitje, më pas atij i kishin humbur gjurmët.


Pasditen e hershme u dha alarmi, në 22.00 të së dielës nisën kërkimet. Fatkeqësisht mbrëmjen e të hënës, shpresat për të gjatur të gjallë, janë fundosur: Trupi i tij është gjetur nga efektivët e shpëtim- kërkimit përmbys, në ujin e përroit Bure di Biaggio, në afërsi të Candeglia në Pistojë të Italisë. Tanimë forcat e rendit duhet të gjejnë se çfarë ka ndodhur.


Gjon Toma, me origjinë nga Shkodra, Shqipëri, ku kishte lindur 65 vite më parë, jetonte me familjen në Fornaci të Pistojës. Alarmin e ka dhënë djali i tij renato në rrjete sociale me një foto të të atit dhe përshkrimin e veshjes së tij, duke paralajmëruar edhe për gjendjen shendetësore si një person që vuante nga Alyheimer, sëmundje që mund të krijonte tek ai edhe një situatë konfuzioni.