Ashtu siç ishte paralajmëruar, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, kanë nisur sot një tur takimesh në bazë.
Turi ka nisur nga Shkodra, ku dy deputetët, pas bashkimit kanë takuar qytetarë.
“Shkodra qyteti i qëndresës, rezistencës, qyteti ku ka ndodhur çdo përmbysje regjimi.
Ndaj pas bashkimit tonë përfundimtar e nisëm takimin në Shkodër. Nga këtu do nisi qëndresa për rrëzimin e regjimit kriminal të Ramës. Dita po vjen, Ne do t’i prijmë kësaj beteje për demokratët dhe Shqipërinë.
Ajo që demokratët presin është që PD e bashkuar tashmë, të fuqizohet ringrihet e të rrëzojë regjimin. Do jemi bashkë në këtë mision, Basha dhe Alibeaj kanë vërtetuar që janë pengje të regjimit. Për gjithë të tjerët dera vijon të jetë e hapur”, tha Noka.
Ndërkohë deputeti Bardhi tha së turi synon për të thithur demokratët që ndodhen në rrugë të gabuar.