Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./Dosja.al