Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Lidhja e tij me Kiara Titon vazhdon ende edhe pse shpesh herë çifti aludohet se janë ndarë.

Pas publikimit të këngës së tij të re, e cila titullohet “Përjetësisht” dhe kuptohet se është një dedikim për Kiarën duket se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur. Vetëm pak më parë Luizi ka postuar në Instastory një video duke ecur dorë për dore me Kiarën nga mbrëmja e djeshme, para se të shkonin në dasmën e Kleas dhe Elgitit.

Më datë 3 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm.

Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet gjatë ditës së djeshme në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.