Pas 48 oresh, eshte mbyllur sondazhi i pare per Bashkine Vau Dejes, i hapur nga eetimes per zgjedhjet e 14 Majit.

Nje gare elektronike e cila ka percaktuar edhe fituesin e ketij sondazhi.

Sondazhi i mbyllur ne oren 00:00, eshte shoqeruar edhe me kalkulimin qe i eshte bere nga sistemi per te nxjerre te pavlefshme votat qe kane ardhur nga IP, duke abuzuar me procesin e votimit, cka ka sjelle edhe uljen e numrit total te votuesve por edhe fshirjen e votave per te dy kandidatet.

Nga 3129 vota te vlefshme ne total, rezulon se 1631 vota kane shkuar per kandidatin e PS Kristian Shkreli, nderkohe qe kandidati i Rithemelimit, Zef Hila ka marre 1498, ku diferenca mes dy kandidateve ka qene 133 vota.

Nje gare e forte, deri ne minutat e fundit kur eshte mbyllur edhe votimi elektronik i ketij sondazhi me nje diference te ngushte ne vota por edhe ne perqindje, cka le te kuptosh se beteja per Bashkine Vau Dejes ne Qarkun e Shkodres do te jete nje perballje e ngushte edhe ne garen reale ate te 14 Majit kur zgjedhesit jane thirrur per te zgjedhur kreun e ri te Bashkise Vau Dejes.

Ne daten 4 Prill, pas regjistrimit zyrtar te kandidateve nga subjektet politike ne KQZ, eetimes do te hap sondazhin e radhes per Bashkine Vau Dejes, nderkohe qe sondazhi final do te hapet ne daten 4 Maj vetem 10 dite para zgjedhjeve te 14 Majit.

eetimes falenderon te gjithe ndjekesit qe jane bere pjese e ketij sondazhi.