Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, paraditen e sotme, në të cilin pretendohej se ishte vjedhur në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali”, ju bëjmë me dije se:
Lajmi është i pavërtetë.
Nga veprimet e para të kryera nga Policia dhe sipas deklarimeve të drejtoreshës së shkollës, mësuesve dhe disa nxënësve, në praninë e psikologut, ka rezultuar se në ambientet e kësaj shkolle, nuk ka pasur asnjë tentativë për vjedhje, po disa nxënës të kësaj shkolle, duke luajtur, kanë hapur dritaret e kësaj godine dhe kanë hyrë brenda, gjatë kohës që shkolla ka qenë e mbyllur.