Olta ndërhyu në mesin e një debati të ashpër që po zhvillohej mes Luizit dhe Kristit. Ajo i tha Kristit se nuk ka pse i kërkon llogari Luizit për arsyen që ai e dërgoi në nominim.

Sipas saj, një pyetje të tillë, ai duhet ta bënte që herën e parë, kur Luizi dërgoi në nominim atë, Kristin dhe Armaldon, pasi iu dha avantazhi i “Kutisë së Pandorës”.

Olta i tha Kristit se ai ka pasur frikë të përballet me Luizin, prandaj i shtron këto pyetje tani. Ky i fundit tha se nuk është çështje frike, por tolerance.

Luizi i tha Kristit se nëse ai do të donte që të nxirrte atë nga shtëpia, atëherë ai do futej me Oltën në tualet dhe në këtë mënyrë dilte ai.

Ai shtoi se arsyeja pse u fut me të dhe Armaldon është sepse do të nxjerrë këtë të fundit nga shtëpia.