Sot së bashku me ministren Elisa Spiropali prefekten Majlinda Angoni Jubani dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund Dritan Agilli organizuam një takim me një përfaqësi të grupit organizator të protestës për rrugën e Dukagjinit.

Përsëritëm edhe njëherë angazhimin në mbështetje të kërkesës së tyre të drejtë dhe diskutuam hapat e ndërmarrë deri tani. Megjithëse rruga është në inventarin e bashkisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financimin e qeverisë shqiptare ka bërë të mundur hartimin e projektit teknik.

Prezantimi i projektit dhe diskutimi rreth alternativave të gjurmës sē rrugës do të zhvillohet në një takim të zgjeruar në fillim të prillit. Kostoja e konsiderueshme e ndërtimit të kësaj rruge po negociohet si pjesë e paketave të financimit të donatorëve ndërkombëtar, në kuadër të një programi të madh zhvillimi për rajonin e Shkodrës.