Sot me drejtues e punonjës të OSHEE-së, për të ndjekur nga afër ndërhyrjet në Bexhisten dhe Dobraç.

Në Bexhisten do të stakohet linja ajrore 6 kv për të kaluar në një linjë kabllore 20 kv. Ky zëvendësim përmirëson cilësinë e furnizimit duke minimizuar stakimet e energjisë. Afërsisht janë 450 abonentë familjarë që përfitojnë nga kjo ndërhyrje.

Ndërsa në Dobraç po ndërtohet një kabinë e re tip box, e cila do të lidhet me linjë 20 kv. Deri tani furnizimi në këtë zonë është bërë me linjë ajrore 6 kv, në gjendje të amortizuar. Gjithashtu do të bëhet zhvillimi i rrjetit me kabllo me vetëmbajtje ABC. Përfitues në këtë zonë janë rreth 220 abonentë.

Ditë pozitive me rezultate konkrete e shtrëngime duarsh me banorë e njerëz të punës!