Në takim te Shoqata e invalidëve me 12 të rinj vullnetarë dhe kryetarin e shoqatës Saimir Beqiri.

Ata janë vëzhgues të mirë të problemeve në qytet dhe nuk ngurrojnë të tregojnë disa shqetësime; biçikletat, makinat e parkuara kudo, tregjet, mbeturinat, problemin e parkingut, që edhe pse është bërë për invalidët, nuk po respektohet.
E dallojnë qartë diferencën e situatës në Shkodër me atë në qytetet e tjera. Mungesa e dialogut dhe bashkëpunimit të Bashkisë me qeverisjen qendrore po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

U tregova atyre disa raste të suksesshme të prioritizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, përmes planifikimit dhe administrimit të investimeve. Folëm edhe për raste konkrete se si këto ndërhyrje mund të bëhen në Shkodër, nëse është vullneti i duhur.

Institucionet vendore duhen ngritur financiarisht e institucionalisht. Ngritja e sistemit të shëndoshë është prioritet për të ardhur te plotësimi i nevojave që kanë qytetarët dhe grupet e interesit sipas çështjeve të veçanta.