Luiz Ejlli ka treguar që në fillim se qëllimi i tij i vetëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është fitorja e “Big Brother VIP2”. Madje ditën e djeshme, ai zbuloi se i ka vënë vetes si mision, fitoren e këtij reality show.

Këngëtari ishte duke biseduar me Shpatin te dhoma e gjumit, kur u shpreh se nëse do e dinte se nuk e fitonte BB VIP, e linte direkt shtëpinë. Nga ana tjetër, Shpati e pyeti atë se ç’ndodh nëse ai nuk del fitues. E duket se edhe për këtë e ka një plan.

Luizi tregoi se nëse nuk fiton, do largohet për në Amerikë, aty ku jeton familja e tij.