I dashuri z. Ambasador.

Morëm vesh se keni vizituar Shkodrën, qytetin tonë të dashur. Dëgjuam se keni vizituar edhe disa qendra sociale. Keni bërë shumë mirë. Banorët dhe punonjësit e tyre do jenë lumturuar shumë nga kjo vizitë. Edhe ne të Projektit Shpresa pritëm se do na vizitonit por ju nuk erdhët dhe u mërzitëm.

Edhe nënë Silvana Vignali, themeluesja e Projektit tonë, e cila ishte gjithashtu italiane nga Grosseto, do ishte mërzitur shumë po të ishte gjallë. Ajo ka ardhur që në vitin 1994 dhe e para ka themeluar të parat shtëpi-familje në Shqipëri. Ajo të gjithë jetën na e ka kushtuar neve, deri sa vdiq, 10 vjet më parë. Z. Ambasador, ju ndoshta nuk e dini por ne jemi shumë vëllezër e motra që jetojmë së bashku në shtatë shtëpi-familje. Plotë 62 përsona dhe kemi 30 kujdestarë dhe kujdestare. Jemi gati tre fishi i qendrave të tjera.

Ne na vijnë shumë vizorë nga Italia, nga Spanja, dhe vende të tjera. Ata vijnë të na takojnë dhe të na ndihmojnë.
Nga Italia na vijnë shumë gjëra të mira. Na i sjell xhaxhi Dino nga Forlì. Ne e duam shumë xhaxhi Dinon sepse po të mos ishte, do e kishim shumë të vështirë. Ai na sjell ushqime, elektro-shtepiake dhe çdo gjë tjetër të cilat dhurohen nga populli juaj i mrekullueshëm. Ne donin të falënderonim për të gjitha këto, për nënë Silvanën, për xhaxhi Dinon, për ndihmat… Po ti nuk erdhe.

Herës tjetër eja edhe tek ne se do gëzohemi shumë. Edhe nënë Silvana do ju shikojnë nga parajsa dhe do lumturohet.
Kur të vini mos merrni përkthyes. Ne të gjithë flasim italisht sepse na ka e mësuar nënë Silvana.

Faleminderit dhe mos harro të vish. Ardit Mancaku – Casa Sole, Projekti Shpresa.