Këto janë pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në shtëpi dhe biznese të Shkodrës, ku janë dokumentuar rreth 53 vjedhje të kryera nga tre adoleshentë të cilët u arrestuan nga policia.

Grupi i të miturve drejtohej nga një 17 vjeçar i cili ishte vënë më parë nën hetim për të njëjtën akuzë. Siç shihet edhe në pamje, të miturit vepronin në mënyrë të koordinuar, në vjedhjen e biçikletave dhe deri në vjedhjen e dyqaneve duke hapur dyert e kyçura me mjete të posaçme.