Tërmeti shkatërrimtar që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë këtë të hënë ka tronditur mbarë botën, pasi la pas më shumë se 560 viktima, dhe shumë persona të tjerë të cilët ndodhen ende nën rrënoja.

I tronditura ka reaguar dhe legjenda e portës së Turqisë dhe klubit të Fenerbahces, Volkan Demirel, i cili mes lotëve ka kërkuar ndihmë për Turqinë në këto orë të vështira.

Volkan Demirel, i cili është trajneri i Hatayspor, bën thirrje për të gjithë që të ndihmojnë sa të munden në përballimin e kësaj katastrofe natyrore.

“Të gjithë janë të mjerë këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Kushtet janë shumë të këqija. Ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, the Demiral.