Pamjet me dron/ SHKATËRRIMI që la pas tërmeti 7.8 ballë në Turqi

Të paktën 500 persona kanë janë deklaruar tashmë të vdekur, teksa mijëra gjenden ende poshtë rrënojave të shkatërrimit që la pas tërmeti 7.8 ballë në Turqinë juglindorë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet u ndjenë pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Pamjet e kapura me dron tregojnë dëmet kolosale që kanë lënë pas lëkundjet, të cialt ende vazhdojnë.