Sfida e rezistencës u shoqërua me debate në “Prime”. Kjo pas veprimit të Armaldos, i cili urinoi në oborr. Pjesë e debatit u bë edhe Amos me Luizin.

Luiz: Amosi ka 40 ditë vetëm që han, pinë, fle gjumë dhe rri kot në këtë shtëpi. E keni vënë re? Nuk bën asgjë, as situate, as debate. Problemi Amosit është që i tha Armaldos se do bëhet problem për atë që bëri. Kush është Amosi? Nuk e njeh njeri.

Amos: Që të krijosh situata dhe të sillesh si ti, unë nuk e bëj.

Luizi: Ti kërkon të dalësh mirë në sy të tjerëve.

Amos: Nuk kam bërë asgjë të pahijshme. Nuk kam gënjyer në sy të të gjithë shqiptarëve.

Luizi: Ti nuk je ai që dukesh.