Detaje të reja janë mësuar lidhur me pengmarrjen e Gentian Omerit më 19 janar të këtij viti, pranë fshatit Xarë të Sarandës. Sipas gazetarit Elton Qyno, në artikullin e shkuar për “OraNews”, shkak i pengmarjes dhe dhunimit deri në gradën e shkaktimit të gjendjes së të fiktit, është bërë një lidhje intime që kishte krijuar i dëmtuari Gentian Omeri me shtetasen M., të cilën ia kishte marrë vesh i ati i saj.

Ka qënë motra e Gentianit, shtetësja V.D, e cila në orën 00:58 ka telefonuar sallën operative të komisariatit të Policisë Sarandë, duke i pohuar se: ”…më ka telefonuar vëllai Gentian Omeri, duke më thënë se dy makina po ndiqnin nga pas dhe kishte frikë se mos e vrisnin…”.

Mbas kësaj telefonate motra, kishte humbur kontaktet me vëllain dhe ndihej e friksuar për jetën e tij. Nga kërkimet që kreu Policia, Gentian Omeri është gjendur në orën 06:00, të asaj nate në afërsi të fshatit Xarrë, i gjakosur dhe pa ndjenja brenda një kanali. Teksa dërgohej në spital, ai i tregoi efektivëve të Policisë së ishte njohur në rrjetet e tij sociale me një vajzë, me të cilën kishte krijuar edhe një lidhje. Por kishte një “problem”. M. ishte e martuar, por megjithatë i kishte premtuar se do ta linte bashkëshortin e saj dhe do të niste një histori të re dashure me të.

Rreth orës 18:00, të kësaj dite Omeri shkoi në Konispol, me makinën e tij të markës “Toyota”, dhe e morri M. në afërsi të varrezave të Konispolit dhe u larguan në drejtim të Sarandës.

“Në Sarandë qëndruam rreth 15 minuta tek shtëpia e tij dhe së bashku e M. u nisëm në drejtim të Tepelenës, ku qëndruan rreth një orë e gjysëm në një Hotel. Në kohën që ishim në hotel M. komunikonte me familjarët të cilët i kërkonin të kthehej. Nga Tepelena u nisëm për në Sarandë, dhe mbritëm rreth orës 00:30, pa vajtur në Sarandë në afersi të Metoqit, M. zbret nga makina dhe shkon tek babai i cili e priste me një makinë të markës “Benc”, të cilit nuk e fiksova.”

Pasi M. iku tek i ati, Gentian Omeri, u nisi për në drejtim të Sarandës, dhe afër rreth rrotullimit të Gjashtës, një makinë e markës “Volsvagen Turam”, tentoi ta godiste. Brenda makinës ishte Alfred Ndoj. Pas tij e godet edhe Astrit Ndoj, e pikërisht me këtë të fundit, makina ka bërë disa rrotullime dhe përfundoi në kanal.

Me të nxjerrë të riun nga makina, Antonio dhe Aleksandër Ndoj, e godisnin me leva dhe shkopinjë kurse xhaxhai tyrë Alfred Ndoj, sipas Gentian Omerit, u thoshte vazhdoni goditeni. Më pas, këta persona e morrën e futën në bagazhin e makinës dhe në afërsi të fshatit Xarrë, e zbritën dhe filluan ta godisnin me shkelm, grushta, leva dhe hekura, ku nga dhuna humbi ndjenjat, kurse ata u larguan dhe e lanë aty.

Pra për rreth 3 orë, Gentian Omerin e morën peng dhe e dhunuan: Astrit Ndoj, Alfred Ndoj, Aleksandër Ndoj dhe Antonio Ndoj.

Gentian Omeri, deklaroi se me asnjë prej tyre nuk ka pasur konflikt më parë, por se sherri ka nisur në momentin që u zbulua lidhja e tij me vajzën e Astrit Ndoj.

Astrit Ndoj, deklaroi se nga komunikimet që kishte pasur me vajzën e tij M, kishte mësuar se ajo ishte larguar nga banesa e burrit me një person që nuk e njihte. Sipas tij, vajzës i kishte kërkuar të kthehej në shtëpi, duke shtuar se nga komunikimi që kishte patur me Gentian Omerin, i kishte thënë t’ja kthente vajzën në fshat. Por sipas tij, Gentjan Omeri, tallej duke i dhënë adresa të gabuara.

“…erdhi Gentjan Omeri dhe vajza doli nga makina e tij dhe hipi tek makina ime. Makina ishte parkuar paralel dhe Gentjan Omeri, mu duk sikur nxori pistoletë dhe ma drejtoi, u ndjeva i kërcënuar dhe fillova ta ndiqja me makinë. Pas një distance Omeri, frenoi dhe unë u tremba se mos më qëllonte me pistoletë dhe nuk kisha rrugë tjetër dhe e përplasa pa dashje…,”-ka treguar Astrit Ndoj.